Tani e tutje çdo qytetarë i cili futet me veturë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, do të paguajnë nga 1 euro për qëndrim deri 1 orë, për dallim kur më herët paguanin 50 cent. Ky vendim është paraparë në rregulloren e re për shfrytëzim të parkingut në hapësirat e QKUK-së, e cila është mbështetur edhe nga bordi i Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
E pacientë dhe familjarë të tyre shprehen të revoltuar me këtë vendim të ri, duke thënë se përveç shpenzimeve për trajtim, barna e analiza, tashmë duhet të përballen edhe me një kosto më të lartë për parkim.
“Mendoj se është shumë shtrenjtë për pacientë dhe për personin. Është shtrenjtë, është krizë, tek ne nuk janë rrogat e mëdha për atë arsye kishte qenë mirë me qenë 50 cent”, thekson ai.
E krahas pakënaqësisë për rritje të çmimit për parking, Shaban Maloku ka edhe një shqetësim tjetër.Vendim të paarsyeshëm e konsideron edhe Rifat Ahmeti. Sipas tij, kjo po e rëndon xhepin e pacientëve dhe familjarëve.
Milaim Muqolli nga Hertica e Podujevës shprehet i revoltuar, duke thënë se qytetarët kanë sakrifikuar për shtet e demokraci, ndërsa tani, po përballen me vendime që i dëmtojnë dhe keqpërdorin besimin e tyre.
KosovaPress ka dërguar pyetje në adresën elektronike të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të treguar arsyet e këtij vendimi dhe si shpenzohen mjetet e grumbulluara nga pagesat për parking brenda hapësirave të QKUK, por që deri në publikim e raportit nuk është kthyer ndonjë përgjigje.