​Tri ndeshje të zjarrta në Botëror
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Tri ndeshje të zjarrta në Botëror
boteriori
02/07/2026 - 08:58
Linku u kopjua

Botërori 2026 vazhdon sot me tri ndeshje të fazës eliminatore. Në program janë përballje mjaft interesante, me Spanjën, Portugalinë dhe Zvicrën që synojnë të vazhdojnë rrugëtimin në turne.

Ndeshja e parë e ditës zhvillohet në ora 21:00, ku Spanja përballet me Austrinë në Los Anxhelos. Më pas, në ora 01:00 pas mesnate, Portugalia do të sfidojë Kroacinë në Toronto, ndërsa programi mbyllet në ora 05:00 të mëngjesit të së premtes me duelin mes Zvicrës dhe Algjerisë në Vankuver.

Fituesit e këtyre tri përballjeve do t'u bashkohen skuadrave që tashmë kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales, duke e kompletuar tablonë e dueleve të raundit të ardhshëm të Kampionatit Botëror.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026