​Sulmohen dy persona në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Sulmohen dy persona në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Arrestim - arkiv - ilustrim
28/04/2026 - 09:37
Linku u kopjua

Dy persona janë sulmuar fizikisht në një incident i cili ka ndodhur në Prishtinë. 

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e një sulmi të kryer nga një i dyshuar, po ashtu mashkull kosovar. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, raporton KosovaPress.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar nga autoritetet dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026