​SBASHK: 400 mësimdhënës me sëmundje të rënda detyrohen të punojnë
Tema
Lexohet për: 3 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Rreth 400 mësimdhënës të sëmurë rëndë vazhdojnë të punojnë në institucione arsimore, për shkak se ende nuk është gjetur një zgjidhje e përshtatshme për ta. Kështu thonë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), derisa kërkojnë nga qeveria aktuale tu mundësojnë atyre pagën e plotë dhe t’i zëvendësojnë me kuadro të reja. Ndërkaq, nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë quajnë fatkeqësi faktin që mësimdhënësit me sëmundje të rënda detyrohen të dalin në punë, për mos ta humbur vendin e punës.

Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj, për KosovaPress thotë se kërkesa e tyre vazhdon të jetë që mësimdhënësit e sëmurë rëndë të lirohen nga procesi mësimor dhe të paguhen me pagë të plotë.

Jasharaj thotë se në bazë të të dhënave të mbledhura del se janë rreth 400 mësimdhënës me sëmundje kronike të angazhuar nëpër çerdhe e deri në universitete.

“Në bazë të analizave që i kanë bërë të tjerët dhe shënimet i kanë dhënë DKA-të para disa viteve, ishte një numër pak më i vogël, mirëpo në diskutimet me MASHT-in dhe DKA-të kemi arritur një përfundim që ky numër mund të jetë 400. Kemi insistuar që të merret një numër mbase pak më i madh në mënyrë që kur të ndahet buxheti mos të ndodhë që të kemi buxhet për një numër më të vogël e pastaj t'ia bëjmë të padrejtë ndonjërit prej tyre", vijon ai.

Jasharaj potencoi se përveç sëmundjeve të rënda, mësimdhënësit kanë probleme me dëgjim, shikim dhe harresë për shkak të moshës, duke përfshirë edhe sëmundjet e zemrës, që sipas tij mund të vijnë edhe si pasojë e presionit në punë.

Ai shtoi se SBASHK-u nuk ka mundësi që të kontribuojë në lidhje me këta mësimdhënës.

Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati për KosovaPress thotë se marrin kërkesa të vazhdueshme nga kjo kategori e mësimdhënësve për mbështetje, derisa shton se kjo temë duhet të trajtohet më seriozisht që nga niveli qeveritar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Musmurati thotë se në Komunën e Prishtinës kanë pranuar rreth 20 kërkesa nga mësimdhënësit e sëmurë, për t’iu gjetur zgjidhje dhe për t’iu ofruar mbështetje.

"Atyre iu takon pushimi shëndetësor, ashtu siç iu takon të gjithë tjerëve, por për ditë të tjera shtesë ka pasur raste që është dashur t’i refuzojmë për shkak se orët do të humbnin për fëmijët", thotë ajo.

Ndërkaq, lidhur me këto kërkesa, nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit janë përgjigjur duke thënë se për vitin 2023 nga Grandi specifik i arsimit parauniversitar janë ndarë gjithsej 1,700,000.00 euro për mësimdhënësit me gjendje të rëndë shëndetësore./Z.Zeneli/

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
2,109
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024