​Parashikimi i motit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot (e enjte) të mbajë mot kryesisht të ngjashëm me ditën e mërkurë, duke përfshirë të gjithë parametrat meteorologjik, vetëm se shpërndarja e reshjeve mund të përfshijë territore të ndryshme dhe sasi të ulët.

Kështu, dita pritet të jetë me diell dhe pjesërisht e vranët ndërsa vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të intensitetit te dobët.

Temperaturat minimale do të sillen mes 11 dhe 13 gradë celsius, ndërsa ato maksimale mes 21 dhe 24 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024