Ngjarjet e datës 7 prill
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, viziton Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK. (Klinikën e Neurokirurgjisë, QKUK, ora 09:00)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, merr pjesë në hapjen e konferencës “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel “Sirius”, ora 09:00)

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me  OBSh-në shënon Ditën Botërore të Shëndetit. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Në këtë vit, kjo ditë shënohet me moton: "Shëndet për të gjithë"(Hotel International Prishtina & Spa,ora 10:00)

Mbahet takimi me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional ndërmjet të Qeverisë dhe komunave të Republikës së Kosovës. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti zëvendësshefi i bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi etj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë raporton ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, lidhur Planin e punës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Në shënim të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, miratuar më 9 prill të vitit 2008, Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur”. (Gjykata Kushtetuesek, ora 10:00)

Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)-ok

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës dhe kompanisë amerikane General Electric (GE) për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit Kosova B.(Termocentrali Kosova B, ora 13:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Raportin vjetor të punës të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton propozimet për Guvernator të Bankës Qendrore. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024