​Me shumë probleme e mungesa, Kosova përballet me Qipron
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Humbja e së premtes kundër Rumanisë solli destabilizim të madh në Kombëtaren e Kosovës në futboll. Paraqitja tejet e dobët si dhe rezultati 3-0 ishte një disfatë ë rëndë për “Dardanët” që nuk u kursyen nga kritikat e mëdha të tifozëve, mediave dhe opinionit sportdashës.

Sikur të mos mjaftonte ajo që ndodhinë fushë, vetëm dy ditë më vonë, të dielën, brenda kombëtares plas një skandal i madh. Përmes një njoftimi për media, Federata e Futbollit të Kosovës bëri të ditur se ka përjashtuar nga grumbullimi tre lojëtar, Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, me arsyetimin se ka thyern rregulloren e ekipit kombëtar, raporton KosovaPress.

Në mesin e të gjitha këtyre zhvillimeve, rrugëtimi i Kosovës në Ligën e Kombeve do të vazhdojë sot. “Dardanët” do të ballafaqohen në udhëtim me Qipron, aty ku duhet kërkuar vetëm fitorja. Ndeshja nis nga ora 18:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024