​Kërcënon Llapi, skuadra nuk do të del në fushë nëse gjyqtar është Visar Kastrati
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

KF Llapi përmes një komunikate zyrtare në “Facebook” ka reaguar sa i përket dy ndeshjeve të fundit të gjykuara nga gjyqtari Visar Kastrati, ku ndër të tjera klubi llapjan “kërcënoi” se nuk do të del në fushë më nëse drejtësinë në një ndeshje do ta ndajë referi në fjalë.

Llapi në komunikatë shkroi se nuk dyshon në aftësinë e Visar Kastratit, por që gjykimi i tij në këto ndeshje ishte skandaloz dhe i keq për futbollin kosovar, raporton KosovaPress.

“Visar Kastrati, i cili punon si Koordinator i referimit dhe merr pagë mujore nga FFK, vazhdon me avazin e vjetër duke dëmtuar një klub të organizuar shkëlqyeshëm si klubi ynë.

Kjo nuk do shumë koment por që po ndikon drejtpërdrejt dhe qëllimisht tek rezultatet tona.

E paralajmërojmë FFK-në se nuk na intereson se si do delegohen gjyqtarët në xhiron e radhës, por në momentin që Visar Kastrati delegohet në ndeshjet tona të ardhshme në këtë kampionat, ne nuk do të dalim në fushë fare, pastaj përgjegjësinë për mosdaljen tonë në fushë le t'a mbaj FFK, Komisioni i Garave dhe njerëzit që janë kompetent për delegimin e gjyqtarëve”, shkruante në komunikatën e Llapit.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
2,109
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024