​Fenerbahçe bie dakord për të nënshkruar me mbrojtësin e Cityt
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Fenerbahçe bie dakord për të nënshkruar me mbrojtësin e Cityt
fenerbahce
03/07/2026 - 17:54
Linku u kopjua

Mbrojtësi holandez, Nathan Ake, ka përfunduar transferimin te gjigantët turq, Fenerbahce, kështu duke i dhënë fund një periudhe gjashtëvjeçare te Manchester City.

31-vjeçari, iu bashkua Manchester Cityt nga Bournemouth në vitin 2020 për një pagesë të raportuar prej 45 milionë eurosh. Mbrojtësi ka bërë 177 paraqitje për Manchester Cityn në të gjitha garat, duke fituar 12 trofe gjatë rrugës.

Ndërkohë, ishte aktiv në Botërorin 2026 me Holandën, ku i zhvilloi tre nga katër ndeshjet, duke qenë titullar kundër Marokut në ndeshjen fatale të raundit të 1/16-ave.

Ake i bashkohet Fenerbahçes pasi gjigantët e Stambollit dështuan të fitonin ligën turke për sezonin e dymbëdhjetë radhazi, duke përfunduar një pikë pas kampionëve Galatasaray.

Fenerbahçe shkarkoi trajnerin Domenico Tedesco pas një sezoni dhe mirëpriti rikthimin e Ismail Kartal për një mandat të katërt si trajner.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026