​Evertoni bëhet me pronar të ri
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Friedkin Group, pronar i Romës, ka konfirmuar marrëveshje për të blerë shumicën e aksioneve në Everton. Sky Sport Italia raporton se djali i Danit, Ryan, tani do t'i ndjekë më nga afër “Giallorossët”, por familja nuk po mendon të shesë klubin e Serie A.

Friedkin Group dhe Everton konfirmuan në një deklaratë të përbashkët të hënën se kishin arritur një marrëveshje për marrjen e klubit, përcjellë KosovaPress. Raportet e mëparshme pretendonin se pronari i Romës do të investonte rreth 500 milionë euro për të blerë klubin e Premier Ligës.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ata do të kërkojnë të shesin klubin italian.

“Kjo blerje nuk do të thotë se ata do të tërhiqen nga Roma”, tha korrespondenti i Sky Sport Italia, Angelo Mangiante, drejtpërdrejt nga qendra stërvitore e Romës, Trigoria, të hënën pasdite.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024