​Chelsea triumfon në “Stamford Bridge”, humbja e tretë radhazi për Tottenhamin në Premier Ligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar derbi londinez i Premier Ligës mes Chelseat dhe Tottenhamit, ku vendasit kanë arkëtuar pikët e plota.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea e ka mposhtur Tottenhamin 2:0, raporton KosovaPress.

Golat që i siguruan fitoren Chelseat sot erdhën nga Trevoh Chalobah (minuta e 24’) dhe Nicolas Jackson (minuta e 72’).

Me fitoren e sotme, Chelsea ngjitet në pozitën e tetë në tabelë në kuotën e 51 pikëve, krahas Tottenhamit që renditet në vendin e pestë me 60 pikë, shtatë sosh larg vendit të katërt Aston Villas.

Rezultati final, 2:0 në favor të Chelseat. 

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
363
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024