Seanca nis me një minutë heshtje për të rënët për liri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje për të rënët për liri, për të cilët ditëve të fundit është shënuar përvjetori i masakrës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kujtoi masakrën në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, në Dardani të Pejës, Izbicë të Skenderaj e në familjet Bogujevci, Duriqi e Llugaliu të Podujevës.

Seanca e jashtëzakonshme në lidhje me themelimin e Komisionit Hetimor për kontratat një-burimore të nënshkruara gjatë qeverisjes Kurti, filloi me një minutë heshtje të deputetëve.
“Këto ditë që po i kalojmë janë ditë të kujtimit dhe të dhimbjes, sepse pardje dhe dje ishte përvjetori i masakrës në Krushë të Madhe dhe të Vogël, dje ishte përvjetori i masakrës në Dardani të Pejës. Kurse sot e kemi 25 vjetorin e masakrës së Izbicës në Skenderaj e po ashtu edhe masakrat në familjes Bogujevci, Duriqi e Llugaliu të Podujevës. Për të gjithë të rënët unë po propozojë që të mbajmë një minutë heshtje në këtë datë”,
deklaroi Konjufca.

Konjufca i ka shprehur ngushëllime senatit amerikan për vdekjen e senatorit Joe Lieberman, për të cilin tha se ishte mik i madh i shqiptarëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024