Rrustemi del kundër hetimit të kontratave një-burimore: Në Qeverinë Kurti nuk ka korrupsion
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi tha se nuk ka bazë për hetimin e kontratave, gjë të cilën po e kërkon opozita. Sipas tij, partitë opozitare po mundohen që me komisione hetimore të hedhin baltë mbi Qeverinë Kurti. Teksa përmendi shumat e kontratave një-burimore në komunat ku udhëheq opozita, Rrustemi u shpreh se këto parti po mbyllin sytë në institucionet ku qeverisin.

Në seancë të jashtëzakonshme për themelimin e komisionit hetimor për kontratat një-burimore, Rrustemi tha se në këto kontrata nuk ka asgjë të dyshimtë.

Ai tha se kjo procedurë tenderuese është përdorur shumë në qeverisjet e kaluara.

Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Rrustemi shtoi se në komunat ku po udhëheq opozita ka kontrata një-burimore më shumë se në institucionet që po udhëheq pushteti.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024