Përfundojnë punimet në komisionin për MSA-në, kërkohet mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Komisioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit BE-Kosovë, në sesionin e dytë të punës ka miratuar një sërë rekomandimesh, ku mes tjerash kërkohet mbështetja e vendeve anëtare të BE-së për aplikimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Po ashtu, u miratua rekomandimi ku i kërkohet BE-së që të kërkojë nga Serbia të dorëzojë kriminelët përgjegjës për sulmin e 24 shatorit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi Afrim Bunjaku.

Krahas kësaj, u theksua se euro është valuta e vetme zyrtare në Kosovë, megjithatë u inkurajua qeveria e Kosovës që të ofrojë zgjidhje për zbatimin e saj pa vështirësi te përfaqësuesit e komunitetit serb.

Rekomandimet i lexoi bashkëkryesuesja e komisionit, deputetja Mimoza Kusari-Lila.

Miratimin e këtyre rekomandimeve e mirëpriti edhe kryesuesi tjetër i komisionit, euro-deputeti austriak, Lukas Mandl.

Pro të njëjtave votuan deputetë nga Kuvendi i Kosovës por edhe deputetë të Parlamentit Evropian që ishin pjesë e takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë./KosovaPress/

Lajmi i plotë në sismtemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024