Osmani: Marrëveshja me Serbinë krijon një momentum të ri për integrimin e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se marrëveshja me Serbinë krijon një momentum të ri për integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

Në një ligjëratë dhe bashkëbisedim të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës në Austri,  Osmani tha se kanë marrë zotim të fortë të aleatëve ndërkombëtar për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Ne besojmë se kjo marrëveshje krijon një momentum të ri për integrimin ndërkombëtar të Kosovës. Nëse e shihini atë dhe e krahasoni me cilëndo marrëveshje që është arritur në procesin e dialogut, ku ka pasur të shumta të tilla, kjo marrëveshje është midis dy palëve kontraktuese, dy shteteve të barabarta. Në neni 1 thuhet se respektohet integriteti territorial, parimi i sovranitetit dhe parimet të tjera të cilat marrin trup në nenin 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Po ashtu neni 4 i marrëveshjes përcakton e zeza mbi të bardhë, ligjërisht të detyrueshme që Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, tha ajo.

E para e shtetit, tha se marrëveshja me Serbinë tani është ligjërisht e obligueshme për palët.

“Tani kemi një momentum të ri për njohjen ndërkombëtare nëse flasim për shtete individuale dhe anëtarësimin e Kosovës

Megjithatë, ajo ngriti shqetësimin se Serbia mund të mos e zbatojë marrëveshjen.

Ajo përmendi nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe OKB për të rritur sigurinë në rajonin ballkanik dhe përmbylljen e kapitullit të mospajtimeve në rajon. Derisa nënvizoi anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në Këshill të Evropës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024