Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon më shumë përkrahje nga MINT
Biznes
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Diskutim i Ligjit për Investime të Huaja, nevoja e krijimit të ofertës për bizneset, diskutimi i Ligjit për Dhomat/Odat, Ligjit për Tregti të Brendshme, Ligjit mbi TVSh, ishin disa nga çështjet e diskutimit në mes përfaqësuesëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe ministres së Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdarit.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë njofton se përgjatë këtij takimi kërkoi reagim më të shpejtë ndaj kërkesave të vazhueshme të përcjella nga DHTIK drejtë Qeverisë, Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe Ministrive të tjera.

“Me këtë rast Ministrja e MINT Rozeta Hajdari, u tregua e hapur për bashkëpunim në ndryshimet e infrastrukturës ligjore dhe kërkesave të tjera të bizneseve të adresuara nga Dhoma e Tregtisë”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, shprehi shqetësimin për mungesën e bashkëpunimit në  trajtimin e ligjeve të deritanishme dhe kërkesave të mëdha të bizneseve ndaj situatës në vend e gjithashtu kërkoi reflektim emergjent si pasojë e ndryshimet globale.

“DHTIK konsideron se rritja e bashkëpunimit dhe ndërhyrjet e Qeverisë në politikat fiskale do të kontribuonin shumë më shumë në rritjen e sigurisë dhe rritjen e mundësisë për investime edhe më të mëdha në vend”, thuhet në njoftimin e DHTIK.

Në përfundim të takimit, është vlerësua e nevojshme rritja e bashkëpunimit dhe zhvillimit të takimeve në hartimin dhe rregullimin e infrastrukturës ligjore në të mirë të operimit të bizneseve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024