Komunikatë për medie

OTS

Komunikatë për medie

Banka Qendrore e Republikes se Kosoves BQK

February 9, 2024
Burimi:
KosovaPress OTS

 

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Centralna Banka Republike Kosova

Central Bank of the Republic of Kosova

Shkurt 9, 2024

                                         Titulli: BQK lëshon në funksion linjën PA PAGESË 0800 222-55

 

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës me qëllim të ofrimit të informatave plotësuese në mënyrë të thjeshte dhe të kuptueshme, për qytetarët e Republikës së Kosovës, ka lëshuar në funksion linjën PA PAGESË 0800 222-55.

Kjo linjë është e dedikuar për qytetarët nga komuniteti serb që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe kanë nevojë të informohen drejt dhe konkretisht.

Përkujtojmë se Rregullorja për Operacione për Para të Gatshme:

–           Nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara;

–           Nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK;

–           Nuk ndalon transferet nga asnjë shtet; dhe

–           Nuk ndalon posedimin dhe kursimin ne asnjë valute jo-Euro (përfshirë Dinarin).

 

Andaj, të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro.

Qytetarët që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024.

Vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare (kredidhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jo-bankare për pagesa dhe këmbimore. Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së.

BQK lëshon në funksion linjën për qytetarë PA PAGESË 0800 222-55 | Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (bqk-kos.org)

 

Me respekt

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Edukim Financiar

[email protected]; 038 222-055 /107

Rruga Garibaldi , 33

10000 ,  Prishtinë

Republika e Kosovës

Merr lajmet përmes emailit

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.