OEK: Komunikatë për media

OTS

OEK: Komunikatë për media

Oda Ekonomike e Kosovës

March 29, 2024
Burimi:
KosovaPress OTS

Oda Ekonomike e Kosovës nënshkruan Kodin e Bizneseve kundër korrupsionit 

Në përkrahje të luftës kundër korrupsionit dhe për të promovuar një mjedis të dejtë dhe konkurrues, Oda Ekonomike e Kosovës si institucioni më i rëndësishëm i biznesit në vendin tonë, ka nënshkruar Kodin e Bizneseve kundër Korrupsionit, i lansuar nga USAID me mbështetje të Institutit Riinvest dhe KMI-së.

Palët nënshkruese të kësaj marrëveshje do të angazhohen që të mbeshtesin çdo iniciativë që ka për qëllim luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e kushteve të biznesit në Kosovë.

Në një deklaratë të përbashkët, palët e kësaj marrëveshje angazhohen që gjatë çdo aktiviteti biznesor të sillen në përputhje me parimet etike dhe ligjore, duke mbështetur konkurrencën e lirë dhe të drejtë në tregun e Kosovës.

Oda Ekonomike e Kosovës është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjitha autoritetet dhe organizatat relevante për të përmirësuar klimën e biznesit në vend dhe për të kontribuar në zhvillimin e një ambienti më të favorshëm për të gjitha kompanitë e sektorit privat në Kosovë.

 

Merr lajmet përmes emailit

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.