Të nderuar përfaqësues/e të mediave,
Ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë për ndarjen e granteve për përfituesit nga Programi i Vetëpunësimit zbatuar nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me GIZ.
Përgjatë ceremonisë, përfituesve të granteve do të ju drejtohen me një fjalë rasti Z. Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. David Oberhuber, Drejtor i GIZ Kosova dhe Znj. Jehona Rexha, Drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës.
Takimi do të mbahet sot, 5 prill 2024 në ora 13:00, Objekti i Qeverisë, Salla P-38.
Bashkangjitur ju lutem gjeni agjendën për këtë event.
Ju mirëpresim!