KOMUNIKATË PËR MEDIA

OTS

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Atk

April 3, 2024
Burimi:
KosovaPress OTS

25.8 milionë euro më shumë të hyra tatimore

 Institucioni kryesor për mbushjen e arkës së shtetit vazhdon të performoj në mënyrë të shkëlqyer në drejtim të rritjes së mbledhjes së të hyrave tatimore, si dhe në trajtimin e dukurive të cilat dëmtojnë ekonominë dhe konkurrencën e drejtë në treg. Profesionalizmi, implementimi i legjislacionit tatimor, llogaridhënia, rritja e shërbimeve digjitale, partneriteti me qytetar në raportimin e rasteve korruptive,  janë disa nga faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e trendit të të hyrave tatimore dhe uljen e statistikave të evazionit fiskal.

Mbledhja e të hyrave për periudhën janar – mars 2024, kap shifrat prej 236.2 milionë euro, ndërsa nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 25.8 milionë euro apo 12.2%

Mjedisi në të cilin ATK vepron është kompleks dhe vazhdimisht pëson ndryshime, andaj kjo e detyron Administratën Tatimore që të reagojë paanshëm në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi. Forcimi i përmbushjes vullnetare në të gjitha segmentet e tatimpaguesve vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe duke ndërmarrë veprimet e duhura ndaj tatimpaguesve mospërmbushës.

 

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore!

 

Me respekt,

 

Valentina Bytyqi – Sefa
Udhëheqës i Divizionit
Dep. Zyra e Drejtorit Ekzekutiv – Div.për Komunikim me Media
Prishtinë – Drejtoria e Përgjithshme

Tel:         +383 38 200 250 30
Fax:        +383 38 200 250 07
Mobile:  +383 44 652 409
Ueb:       ëëë.atk-ks.org

Merr lajmet përmes emailit

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.