Të nderuara media,
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shtron iftar për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku pjesëmarrës do te jenë edhe partnerët e koalicionit parazgjedhor; Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30.
Jeni të ftuar edhe ju si media të jeni pjesë e këtij iftari dhe ta përcjellni këtë aktivitet.
Pas përfundimit të iftarit, kryetari Haradinaj bashkë me partnerët e koalicionit do të prononcohen për media.
Ngjarja mbahet sot, datë 4 prill, në Klan Arena në Prishtinë, në ora 18:30.
Departmenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
AAK