Prof. Dr. Rami Benbenishty nga Shteti i Izraelit ishte ligjëruesi kryesor në Konferencën e parë ndërkombëtare të Psikologjisë të UP

OTS

Prof. Dr. Rami Benbenishty nga Shteti i Izraelit ishte ligjëruesi kryesor në Konferencën e parë ndërkombëtare të Psikologjisë të UP

Israel in Kosovo

May 20, 2023
Burimi:
KosovaPress OTS

Prof. Dr. Rami Benbenishty, profesor i shquar nga Shteti i Izraelit, ishte folësi kryesor në Konferencën e parë ndërkombëtare të Psikologjisë – “Shëndeti mendor në shkolla: Intervenimet e bazuara në evidencë”, konferencë kjo e organizuar nga Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) në Fakultetin Filozofik të UP.

Të pranishmëve në sallën e Fakultetit Filozofik u drejtuan edhe Shkëlqesia e Tij z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Prof. Dr. Qerim Qerimi, rektor i UP, shefja e Departamentit të Psikologjisë në UP, Prof. Assoc. Dr. Kaltrina Kelmendi, dhe drejtorja e Arsimit në Komunën e Prishtinës, znj. Besianë Musmurati.

Prof. Dr. Benbenishty e falënderoi UP për ftesën, si dhe theksoi se bashkëpunimi me UP kishte filluar gjashtë vjet më parë kur ai e kishte vizituar Kosovën për herë të parë.

Në fjalën e tij, Prof. Dr. Benbenishty, ndër të tjera, vuri theksin në rëndësinë e dëgjimit të pjesëtarëve të komunitetetit të shkollave, duke përfshirë, nxënësit, pedagogët dhe prindërit, në shërbim të përmirësimit të klimës nëpër shkolla dhe për të parandaluar dhunën në shkolla.

Duke folur për bullizmin, dhunën dhe klimën në shkolla në një kontekst në evoluim e sipër, si dhe duke iu referuar punës dhe publikimeve të përbashkëta me profesorin e shquar Prof. Dr. Ron Avi Astor, Prof. Dr. Benbenishty nënvizoi rëndësinë e procesit dhe produktit në trajtimin e problemeve gjegjëse.

Ai tha se është me rëndësi që të gjithë atyrë që janë hisedarë në shkolla t’u ofrohet mundësia për t’i shprehur ndjenjat, mendimet dhe nevojat e tyre. Së këndejmi, ai se nëpër shkolla duhet të ketë procese demokratike, një ndjenjë e komunitetit dhe mbështetjes reciproke, si dhe fuqizim të nxënësve.

Tutje, ai tha se strukturat udhëheqëse të shkollave duhet të pajisen me një bazë njohurish dhe me të dhëna për çdo shkollë, si dhe për rrjetin në tërësi, në funksion të vendimmarrjes së tyre në një mjedis që ndryshon me shpejtësi. Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e ofrimit të ideve për përmirësimin e gjendjes nëpër shkolla.

Duke folur për parimet që qëndrojnë në themel të monitorimit të qëndrushëm, Prof. Dr. benbenishty foli për sistemet individuale të monitorimit dhe sistemin e monitorimit në nivel shtetëror. Ai tha se subjekte të monitorimit duhet të jenë nxënësit, pedagogët dhe prindërit.

Prof. Benbenishty tha se sigurimi i dëshmive/të dhënave dhe shkëmbimi i informacioneve ndërmjet të gjithë hisedarëve është jetik për përmirësimin e klimës nëpër shkolla dhe parandalimin e dhunës nëpër shkolla.

Në ditën e dytë të konferencës, Prof. Dr. Benbenishty dhe Prof. Dr. Aliriza Arenliu, drejtor i Institutit të Psikologjisë në UP, ishin moderator të panelit “Sfidat në organizimin e punës dhe përgjegjësive të psikologëve dhe pedagogëve shkollorë për krijimin e një mjedisi të shëndoshë dhe mirëqenie”.

 

Prof. Dr. Rami Benbenishty është profesor emeritus Hebrew University of Jerusalem dhe në Bar-Ilan University në Shtetin e Izraelit. Ai studion mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe mirëqenien e fëmijëve në konktekste normative, si në shkolla, etj. Së bashku me Prof. Dr. Ron Avi Astorai studion klimën në shkolla dhe parandalimin e dhunës në shkolla. Ata së bashku zhvilluan një kornizë teorike të klimës dhe dhunës në shkolla në kontekste në evolium e sipër. Ai është i angazhuar në një sërë studimesh bashkëpunuese ndërkombëtare dhe ndihmon në zhvillimin e sistemeve për monitorimin e dhunës dhe klimës në shkolla. Ai është autor i më shumë se 200 botimeve shkencore dhe ka marrë disa çmime, duke përfshirë Çmimin për Arritje të Shquara në Karrierë nga Shoqëria për Punë Sociale dhe Kërkime (SSWR), Çmimin EMET për Shkencë, Art dhe Kulturë në Shtetin e Izraelit, titullin e lartë Kalorës i Palmës Akademike të Francës, dhe Çmimin Landau për Kërkimë dhe Shkencë në Shtetin e Izraelit.

 

Komunikata e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së Tij z. Albin Kurti:
https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-shendeti-mendor-element-thelbesor-per-zhvillimin-personal-komunitar-e-socio-ekonomik/

Fotot: Patrik Domi, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës

            Kërkesa Zogjani, Fakulteti i Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës 

            “Hasan Prishtina”

Merr lajmet përmes emailit

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.