Komunikatë për Media: Fillon Edicioni i 5-të i Autostrada Biennale

OTS

Komunikatë për Media: Fillon Edicioni i 5-të i Autostrada Biennale

KosovaPress OTS

July 1, 2025
Burimi:
KosovaPress OTS

Autostrada Biennale
Edicioni i 5-të

Rrymat që shpalosen: Pulsi i Kohës
Kuruar nga Erzen Shkololli
5 korrik–5 tetor 2025
Vernisazhi profesional: 4 korrik
Prizren, Kosovë

Autostrada Biennale kthehet sivjet me edicionin e 5-të të titulluar Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës të
kuruar nga Erzen Shkololli, duke shënuar dhjetë vjet nga themelimi i saj. Me kohëzgjatjen nga 5 korriku
deri më 5 tetor 2025, si dhe me vernisazhin profesional më 4 korrik, ekspozita rrëmon shtresat historike
dhe arkitekturore të Prizrenit përmes veprave si të porositura së voni, ashtu edhe të ripërfytyruara, nga
artistë prej brezave dhe vendndodhjeve të ndryshme.
Bienalja shpaloset në disa hapësira kyçe trashëgimore të Prizrenit, duke përfshirë Muzeun Arkeologjik
dhe Sahatkullën, Shtëpinë e Shani Efendiut, Shtëpinë e Familjes Dorambari dhe Hamamin e Gazi
Mehmed Pashës, të cilat si tërësi kumbojnë përgjatë shtresave të historisë. Të ngulitura mirë në
përbërjen urbane të qytetit dhe më tej duke u shtrirë në peizazhet përreth tyre, këto hapësira mundësojnë
pikëtakime mes praktikave bashëkohore artistike dhe së kaluarës së ndërlikuar të Prizrenit.
Një nga hapësirat qendrore të këtij edicioni është Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, ish baza
ushtarake. Në këtë park, Autostrada Biennale ka krijuar hapësirën e saj të përhershme — Autostrada
Hangar – Qendra për Art Bashkëkohor. Si qendër që funksionon gjatë gjithë vitit për ekspozita,

Autostrada Hangar – Qendra për Art Bashkëkohor
Ukë Bytyqi, Ndërtesa 05, ITP Prizren, 20000 / Kosovë / +38349415800

rezidenca, programe edukimi, prodhimi dhe dialogu, Hangari mishëron angazhimin e bienales për
vazhdimësi dhe përkushtim afatgjatë.
Titulli i ekspozitës Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës pasqyron shndërrimin e vijueshëm dhe
shumështresor të narrativave historike, politike dhe artistike. Prizreni, i formësuar përgjatë mijëvjeçarëve
nga shkrirja e akullnajave dhe i shtresëzuar me shenja të Kohës së Bronzit, të kishave bizantine, të
arkitekturës osmane, të infrastrukturës jugosllave dhe të vragave të luftës së Kosovës, shërben edhe si
prapavijë, edhe si pjesëmarrës aktiv në shpalosjen e këtyre rrymave.
Artistët pjesëmarrës:
Blerta Hashani, David Fesl, Brilant Milazimi, Anita Muçolli, Doruntina Kastrati, Stephanie Rizaj, Edin
Zenun, Robert Gabris, Armend Nimani, Elena Narbutaitė, Silva Agostini, Small But Dangers, Hassan
Khan, Laurent Mareschal, Tao G. Vrhovec Sambolec, Nika Špan, Rivane Neuenschwander, Nathan
Coley, Vadim Fishkin, Tamara Grcic, Ayşe Erkmen, Alije Vokshi, Lois Weinberger, Simon Shiroka.
“Duke qenë nga Kosova, përpiqem të sjell një të kuptuar të thellë si të rrënjësimit ashtu edhe të
brishtësisë të praktikës artistike në Kosovë”, thekson Shkololli. “Shumë projekte në këtë edicion—
ndonëse të përkohshmë—synojnë të lënë një mbresë afatgjatë edhe në përbërjen e qytetit, edhe në
kujtesën tonë të përbashkët. Ky është një çast për të reflektuar mbi tensionet mes pranisë dhe zhdukjes,
trashëgimisë dhe jetëshkurtësisë”.
“Edicioni i 5-të i Autostrada Biennale mishëron atë në të cilën kemi besuar që në fillim: se arti ka forcën
të ndërtojë ura të padukshme që lidhin njerëzit, vendet dhe idetë përtej kufijve. Pas një dekade rrugëtimi,
mbetemi të përkushtuar të krijojmë hapësira ku dialogu, imagjinata dhe lidhjet njerëzore mund të mbijnë,
të rriten dhe të lënë gjurmë.” — Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe Barış Karamuço, Drejtorët
Bashkëthemelues të Autostrada Biennale.
Krahas ekspozitës, Arktivi i Autostradës vazhdon të zgjerohet si vendgrumbullim për botimet e artistëve,
materialet e bienales dhe përsiatjet kuratoriale në zhvillim e sipër, gjë që kontribuon tek reflektimi
afatgjatë i rolit të artit bashkëkohor në formësimin e kujtesës kolektive në Kosovë dhe më tej.
Edicioni i 5-të i Autostrada Biennale është bërë i mundur falë mbështetjes dhe partneritetit bujar të:
Allianz Foundation, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prizrenit, Zyra e Bashkëpunimit
Zviceran, ITP Prizren dhe GIZ, Ambasada e SHBA në Prishtinë, British Council, Banka ProCredit,
Mondriaan Foundation, Erste Foundation, Goethe Zentrum Prishtina, Istituto Italiano di Cultura në Tiranë,
Ambasada e Italisë, Institut Français, Ambasada e Francës, Ambasada e Austrisë, Ministria Federale
për Strehimin, Artet, Kulturën, Median dhe Sportin e Republikës së Austrisë, Ambasada e Holandës në
Prishtinë, Ambasada e Gjermanisë, Sigma, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren,
Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës në Shqipëri, Ambasada e Shqipërisë në Kosovë,
CulturAlb, Kontakt, Dokufest, GAK, IBA, Kreativ Qeramika, Pezull, Pro Helvetia.
Web: autostradabiennale.org
Facebook: Autostrada Biennale
Instagram: @autostradabiennale
Tiktok: @autostradabiennale
Klikoni për të lexuar më shumë:
Programi i Edicionit të 5-të Autostrada Biennale
Koncepti Kuratorial nga Erzen Shkololli
Rreth Autostrada Biennale
Tregimi i Autostrada Hangar
Kontakti për media:
Erza Bata / [email protected]