Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023
Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku ju kanë takuar çmimet kryesore në ceremoninë “Laureatët 2023”, të organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës.
Bajoku boksieri më i mirë i vitit, ndërsa Sadiku u zgjodh boksierja më e mirë e vitit.
Klubi më i mirë u zgjodh “Gollaku”, ndërsa gjyqtari më i mirë Latif Demolli. Epiteti i punëtorit më të dalluar shkoi për Sylejman Vocën.
Në ceremoninë e organizuar në Hotel Sirius në Prishtinë, krahas drejtuesve të FBoxK-së, me në krye kryetarin Enver Krasniqi, morën pjesë edhe kryetari i Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut, Faton Salihu, përfaqësues të MKRS-së, KOK-ut, federatave sportive dhe klubeve të boksit.
Kryetari Krasniqi e quajti 2023-tën një tjetër vit të suksesshëm, duke përmendur medaljet evropiane, ballkanike dhe në turnetë e ndryshëm ndërkombëtarë, si dhe numrin e madh të aktiviteteve të organizuara. Më poshtë mund të gjeni listën e të gjithë laureatëve 2023, të cilëve iu urojmë suksese edhe në vitin 2024.
Përshendetje sportive
Sek. Latif Demolli