Kmunikatë për Media nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

OTS

Kmunikatë për Media nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

December 29, 2023
Burimi:
KosovaPress OTS

 

Komunikatë për Media

Prishtinë, 29 dhjetor 2023 

 

MFPT dhe KRU Prishtina nënshkruan marrëveshje me vlerë 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë

 

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin prezent Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati, Zëvendësministri i Ekonomisë Z. Getoar Mjeku, Koordinatori i Zyrës së Bankës Gjermane për Zhvillim në Kosovë, Z. Premtim Islami dhe Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Z. Arsim Fetahu.

Në fjalën e tij hyrëse, Ministri Murati theksoi rëndësinë e këtij projekti duke thënë se “ky projekt kontribuon në zhvillimin e qytetit të Prishtinës, duke reduktuar ndotjen, ruajtur ekosistemet natyrore dhe mundësuar përshtatjen me ndryshimet klimatike, e gjitha kjo duke qenë në linjë me Strategjinë Nacionale për Menaxhimin e Ujërave të Zeza”.

Zëvendësministri Mjeku gjithashtu theksoi rolin e këtij projekti pasi siç tha ai “projekte të tilla janë të domosdoshme që burimet tona të ujit të jenë të sigurta dhe të shërbehet një numër më i madh i qytetarëve”.

Koordinatori Islami theksoi se “ky projekt pritet të përmirësojë jetën e qytetarëve të Rajonit të Prishtinës dhe falënderoi Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm”.

“Projekti në fjalë ka një rëndësi të veçantë për Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Graçanicës duke konsideruar nivelin e lartë të ndotjes në këto komuna”, u shpreh Kryeshefi Fetahu.

Kujtojmë se marrëveshja e nënshkruar sot për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Prishtinës me vlerë 13.2 milionë euro i shtohet marrëveshjes fillestare të grantit me vlerë 28.8 milionë euro, duke e bërë kështu vlerën totale të projektit 42 milionë euro.

 

Me respekt nga:

Zyra e Komunikimit Publik

MINISTRIA E FINANCAVE, PUNES DHE TRANSFEREVE

(  +381 38 200 34 008;

*  [email protected] ; 

þ  mfpt.rks-gov.net  

 

 

Merr lajmet përmes emailit

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.