DEKLARATE PËR OPINION

OTS

DEKLARATE PËR OPINION

Lidhja e Historianeve te Kosoves “Ali Hadri” dega ne Deçan Lidhja e Historianeve te Kosoves “Ali Hadri” dega ne Deçan

January 3, 2024
Burimi:
KosovaPress OTS

DEKLARATE PËR OPINION

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj deklarate për opinion, ri kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të nisë sa me parë hartimi i një ligji të veçantë me anë e se cilit Kosova do i shpall të pazbatuara në Kosovë të gjitha ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore që i ka marr Serbia për Kosovën gjatë periudhës mars 1989 – qershor 1999.

Ky ligj, është një ligj vetik për Kosovën dhe si i tillë do pamundësoj zbatimin e ligjeve, vendimeve dhe akteve nënligjore që ka marr Serbia për Kosovën që nga heqja e autonomisë e deri tek çlirimi i Kosovës dhe kalimin e saj nën protektoratin ndërkombëtar.

Është koha e fundit që institucionet e Kosovës të miratojnë një ligje të tille, ngase Kosova mjafte është përballur me pasojën e këtyre ligjeve, ku rasti me i rend i sulmit ndaj sistemit tonë juridik e kushtetuese ishte akt gjykim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i 20 majit 2016, me të cilin duke legalizuar dy vendimet e shkallës së parë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, si raste të gjykuara, me këtë rast ka bere legalizimin dhe zbatimi e vendimeve të kohës së Millosheviqit në Kosovë, duke i njohur pronësinë ndaj 24 hektar tokë të Ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit.

Kosova, në ditët në vijim do të përballet me presione të jashtëzakonshëm sa i takon zbatimit të aktgjykimit të kushtetueses për Deçan, dhe zbatimi eventual i tij do të shndërrohet në norme juridike, për çka Kosova rrezikon të humbas edhe dhjetëra hektar të tjera tokë të cilat ju janë falur Kisha politike që ka nderuar regjimi i Millosheviqi në Kosovë gjatë periudhës 1989-1999. Rasti tjetër i cili mund të marr karakterin e rastit të Deçanit është ai në pronën e Universitetit të Prishtinës.

Atëherë, në e ri përsërisim edhe një here këtë kërkesë tonën të cilën edhe në forme të shkuara e kemi adresuar me kohë në Qeveri e Kuvend.

 

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Prof.asoc.dr.Shkodran Imeraj, kryetar

 

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

51000, Deçan

Republika e Kosovës

E-mail: [email protected]

 

Ky e-mail përmban të dhëna zyrtare nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Merr lajmet përmes emailit

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.