Kumtesë – Publikohen statistikat bankare për muajin shtator 2023

OTS

Kumtesë – Publikohen statistikat bankare për muajin shtator 2023

Banka Qendrore e Republikes se Kosoves BQK

October 24, 2023
Burimi:
KosovaPress OTS

BQK publikon statistikat e sektorit bankar për muajin shtator 2023

 

  • 7.16 miliardë euro, vlera e aseteve të bankave komerciale
  • 6.51%, norma mesatare e interesit në kredi
  • 166.6 milionë euro, vlera e kredive të reja kurse 87.02 milionë euro, vlera e depozitave të reja
  • 81.9%, raporti kredi-depozita

 

Mbi 7 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe investimet e tyre jashtë vendit janë rritur për 43.2 milionë euro, krahasuar me muajin gusht 2023.

Kështu thuhet në statistikat bankare për muajin shtator 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.79 miliardë euro derisa shuma e depozitave të klientëve është 5.89 miliardë euro.

Sipas raportit, kapitali i bankave komerciale për këtë muaj ishte 821.3 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.43% ndërsa në  muajin gusht ka qenë 2.52%, kurse norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.51% përderisa në muajin gusht ishte 6.70%.

Raporti kredi-depozita për muajin shtator 2023 ishte në nivelin 81.9%, kurse margjina e normës së interesit kredi – depozita ishte 4.08%.

Vlera e kredive të reja ishte 166.6 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja për muajin shator 2023 arriti në 87.02 milionë euro.

FACEBOOK EMBED

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbqk.ks%2Fposts%2F169284336253102&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”632″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

 

 

Me respekt,

Ajshe Ramosaj Ahmetaj

Departamenti për Marrëdhënie me Jashtë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Rruga Garibaldi , 33  Prishtinë

Republika e Kosovës

 

Merr lajmet përmes emailit

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.