Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yasar Guler (Yaşar Güler) nesër do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nesër (e martë), më 17 tetor, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yasar Guler (Yaşar Güler).
Ceremonia zyrtare e pritjes do të zhvillohet nga ora 09:00 dhe do të shoqërohet me togun ceremonial të FSK-së. Të dy ministrat do të mbajnë takimin tete-a-tete. (mediat marrin vetëm pamje).
Po ashtu, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. (mediat marrin vetëm pamje).
Pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë për media.
Ju faleminderit për bashkëpunimin!
Me respekt,
Dafina Myrtaj-Gashi
Zyrtare për media
Zyra për Marrëdhënie me Publikun
Kancelarija za Odnose sa Javnosću
Public Relations Office
Ministria e Mbrojtjes / Ministarstvo Odbrane / Ministry of Defense
Tel. 038 551379 / Centrex: 13504 /
Adresa: Kazerma “Adem Jashari”, Objekti i Ministrisë, 10000 Prishtinë, Repubilka e Kosovës

