Qendra Për Informim dhe Përmirësim Social

OTS

Qendra Për Informim dhe Përmirësim Social

Qendra Per Informim dhe Permiresim Social QIPS

October 11, 2023
Burimi:
KosovaPress OTS

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave

Urojmë që të jeni me shëndet të mirë.

Dje, për ditën ndërkombëtare të shëndetit mendor shpalosëm gjetjet e hulumtimit “Shëndeti Mendor në Kosovë: Analizë e Përgjithshme e Sistemit Publik”, të përpiluar nga Shegë Bahtiri dhe Shpresa Neziri.

Hulumtimin e plotë tash e tutje mund ta gjeni në: https://www.qips-ks.net/wp-content/uploads/2023/Hulumtimi.pdf.

Rekomandimet kryesore të hulumtimit janë:
– Qasje e organizuar rreth fuqizimit komunitar, shoqëror dhe ekonomik.
– Qasje në medikamente, përdorim vetëm i protokolleve të dëshmuara dhe tëstandardizuara.
– Rrjet me profesionistë të aftë, të gatshëm dhe multidisciplinar.
– Prioritizim i hapësirave të sigurta, të qasshme dhe të shëndetshme.
– Rishikimi i qëndrimit afatgjatë dhe trajtimit spitalor.
– Ndërtimi i hapësirave për trajtimin e shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve.
– Standardizimi i praktikave të ushqimit dhe veshmbathjes.
– Krijimi i protokolleve dhe udhëzimeve për menaxhimin e krizave.
– Zhvillim i programeve për Arsimin dhe Riaftësimin Profesional.
– Adresim i qartë i trajtimi të pavullnetshëm në Ligjin e Ri të Shëndetit Mendor.
– Adresimi i problemeve të identifikuara nga grupi punues i Koncept dokumentit për shëndet mendor në Projekt ligjin për Shëndetin Mendor.

 

Gjithashtu gjatë ditës do të publikojmë videon e ngjarjes, në rast se keni dëshirë që ta përdorni në mbulim të hulumtimit.

 

*Ky publikim është realizuar nga QIPS në kuadër të projektit Human Rightivism, i cili implementohet nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF), financuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë.

Me respekt,
QIPS