Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka pritur delegacionin e Zyrës së Statistikave të Çekisë në përbërje: Ing. Marek Rojíček, Ph.D. (President), Mr. doc. Ing. Jaroslav Sixta, Ph.D (nën President).
Kryeshefi ekzekutiv, Z. Ilir Berisha, se bashku me bashkëpunëtorët e tij, mirëpriti dhe e vlerësoi lartë vizitën e delegacionit çek në Kosovë, me ç ’rast të dy delegacionet prezantuan sistemin statistikor, respektivisht Sistemin Statistikor të Kosovës dhe Sistemin Statistikor në Republikën Çeke, si dhe ndan informacione dhe përvojën në fusha të ndryshme statistikore dhe më gjerë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi i ndërsjellë për shkëmbimin e informacionit dhe bartja e përvojës së Zyrës Çeke të Statistikave në fushën e zbatimit të modelit GSBPM në nivel institucional, si dhe shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përvojave për ta lehtësuar zhvillimin dhe zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e statistikave.
Vlen të përmendet se muaj më parë, ASK-ja dhe Zyra Çeke e Statistikave kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e statistikave me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe informacioneve me interes të përbashkët.
Hazbije QERIQI, MSc.
Zyrtare e Lartë për Komunikim me Publikun | Agjencia e Statistikave të Kosovës
Senior Public Relations Officer | Kosovo Agency of Statistics
phone: +383 (0) 38 200 31 129
mob: +383 (0) 44 276 941
email: [email protected]
website: http://ask.rks-gov.net/