I/e nderuar gazetar/e,
Referuar situatës me tekstet shkollore dhe mbarëvajtjes së procesit mësimor si konsekuencë e vendimit të MAShTI për ndryshimin e procesit për furnizimin me tekstet shkollore, ETEA organizon konferencë për media, me ç’rast ju ftojmë për pjesëmarrje.
ETEA ka kryer një matje statistikore duke mbledhur të dhëna drejtpërdrejt nga mësimdhënësit/et për të kuptuar se si qëndron situata në shkollat fillore në Kosovë, klasat 1-5, në aspektin e furnizimit të nxënësve/eve me tekstet shkollore dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe këto të dhëna do të prezantohen gjatë konferencës për shtyp.
Data: 02.10.2023 (sot, e hënë)
Koha: 14:30
Vendi: Zyra e organizatës ETEA
Lokacioni: Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania”, rr. Sadik Bekteshi, nr. 16, kati 0.
Ju lutem na kontaktoni nëse ju duhen informata shtesë.
Miresisht,
Stafi i ETEA-s.
ETEA
Non-Governmental Organization
00383 (0) 44 770 767 | 00383 (0) 49 888 718 | [email protected]rg |
www.etea-ks.org |