Komunikatë për Media

OTS

Komunikatë për Media

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

September 22, 2023
Burimi:
KosovaPress OTS

Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026

 

Në cilësinë e Koordinatorit Nacional të Programit për Reforma Ekonomike, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka udhëhequr takimin lansues për ciklin e ri të procesit për hartimin e Programit për Reforma në Ekonomi (PRE) për periudhën 2024-2026.

Krahas përgatitjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor për pjesëmarrjen e tyre në procedurat e koordinimit të politikave ekonomike me Bashkimin Evropian, ky dokument paraqet një instrument planifikimi të reformave përmes të cilave Qeveria planifikon të shtyjë zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë periudhës 2024-2026.

Ky program, njëherazi përfaqëson edhe nivelin më të lartë të angazhimit mes BE-së dhe vendeve kandidate dhe kandidate potenciale të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë respektivisht; në pjesëmarrjen e këtyre të fundit në procedurat e koordinimit të politikave Ekonomike me Bashkimin Evropian.

Programi është i përbërë nga 3 fusha dhe 12 nën-fusha të përcaktuara nga Komisioni Evropian, e që janë: Konkurrueshmëria, Qëndrueshmëria dhe Kapitali Njerëzor.

Zbatimi i reformave të identifikuara në PRE është tejet i rëndësishëm në përmirësimin e konkurrencës, krijimin e vendeve të punës, gjithëpërfshirjen sociale, si dhe përmbushjen e kritereve ekonomike gjatë procesit të anëtarësimit.

 

Me respekt nga:

Zyra e Komunikimit Publik

MINISTRIA E FINANCAVE, PUNES DHE TRANSFEREVE

(  +381 38 200 34 008;

*  [email protected] ; 

þ  mf.rks-gov.net ;  https://ptmf.rks-gov.net

Merr lajmet përmes emailit

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.