Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë për muajin qershor 2023.
Indeksi i qarkullimit të tregtisë me pakicë dhe numrit të të punësuarve qershor 2023, krahasuar me qershor 2022
Në muajin qershor 2023, indeksi i qarkullimit të tregtisë me pakicë kishte rritje më të madhe te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (35,8%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (19,2%), krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Qershor 2022).
Ndërsa rënie kishte te: Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar
(-11,0%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (-2,9%), krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Qershor 2022).
Aktivitetet ekonomike sipas NACERev-2
Indeksi i qarkullimit
Indeksi i numrit të të punësuarve
Në muajin qershor 2023, indeksi i numrit të të punësuarve, kishte rritje më të madhe te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (10,5%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (3,4%).
Ndërsa, rënie kishte te: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (-23,7%); Tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes postës ose Internetit) (-18,0%);
Indeksi i të punësuarve
Për më shumë informata lidhur me publikimin e Statistikave Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë për muajin qershor 2023, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/Themes/ShortStats