KOMUNIKATË PËR MEDIA

OTS

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Atk

September 6, 2023
Burimi:
KosovaPress OTS

       OECD publikon profilin shtetëror për Transferimin e çmimit për Kosovë

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (Organization for Economic Co-operation and Development – OECD), për të parën herë a publikuar profilin shtetëror për Transferimin e çmimit (Transfer Pricing Country Profile – TPCP) për Kosovë. Profili shtetëror përfshinë informatat e përditësuara dhe të harmonizuara mbi aspektet kryesore të legjislacionit mbi Transferimin e çmimit, të paraparë nga Administrata Tatimore e Kosovës, në përgjigje të pyetjeve nga OECD, ashtu që të arrihet shkalla më e lartë e saktësisë në këtë fushë.

Profili fokusohet në legjislacionin vendor të shtetit lidhur me parimet kyçe të Transferimit të çmimit, duke përfshirë parimin e tregut, metodat e Transferimit të çmimit, analizën e krahasueshmërisë, pasurinë e paprekshme, shërbimet ndër-grupore, marrëveshjet e kostos së kontributeve, dokumentacioni i Transferimit të çmimit, qasjet administrative për të shmangur dhe zgjidhur mosmarrëveshjet, si dhe masa tjera zbatuese. Informatat që përmban TPCP kanë për qëllim që të reflektojnë qartë gjendjen e tanishme të legjislacionit shtetëror dhe të tregojnë deri në ç’masë ato rregulla ndjekin Udhëzimet e OECD-së mbi Transferimin e Çmimit.

OECD, ka filluar të publikojnë profilet shtetërore mbi transferimin e çmimit që nga viti 2009.

Profilet Shtetërore mbi Transferimin e Çmimit (TPSP) tashmë janë të paraqitura për 76 vende në faqen e internetit të OECD-së: https://www.oecd.org/tax/transfer-pricing/transfer-pricing-country-profiles.htm

Shin Profilin Shtetëror mbi Transferin e Çmimit (TPCP) për Kosovën:https://www.oecd.org/ctp/transfer-pricing/transfer-pricing-country-profile-kosovo.pdf

 

 

Valentina Bytyqi – Sefa
Udhëheqës i Divizionit
Dep. Zyra e Drejtorit Ekzekutiv – Div.për Komunikim me Media
Prishtinë – Drejtoria e Përgjithshme

Tel:         +383 38 200 250 30
Fax:        +383 38 200 250 07
Mobile:  +383 44 652 409
Ueb:       ëëë.atk-ks.org

Merr lajmet përmes emailit

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.