Ftesë për Media

OTS

Ftesë për Media

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

September 5, 2023
Burimi:
KosovaPress OTS

Të nderuar përfaqësues të Mediave,

Ju ftojmë që sot në ora 11:30, të merrni pjesë në takimin ku do të prezantohet Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike.

Në takim do të marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Shefi i Bashkëpunimit në zyrën e BE-së, Johannes Stenbaek Madsen, Menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci, Drejtori Resident i vendit në Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit, Rinor Gjonbalaj dhe Përfaqësuesi lokal i FMN-së, Selim Thaçi.

Takimi mbahet sot, 05 shtator 2023, ora 11:30 në ndërtesën e Qeverisë, Kati 0, Salla P-38.

 

Me respekt nga:

Zyra për Komunikim Publik

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

  +381 38 200 34 008;

*  [email protected] ;

þ   mf.rks-gov.net ;  https://ptmf.rks-gov.net