Prishtinë
11.08.2023
Në shumicën e rasteve punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës vetëm sa po ju rëndohet laku.
Mungesa e punëtorëve të Sektorit Privat në Kosovë është më shumë se shqetësuese , këtë po e bartin në shpinë pronarët e kompanive por jo rrallë herë edhe vetë punëtorët e mbetur në punë , pasi që gj do ikje e punëtorëve nga vendet e tyre të punës , mungesën e tyre po duhet ta mbulojnë punëtorët e mbetur , me qa atyre po u shtohet edhe me shumë barra e punëve në kompani. Po e përsërisim ikja e punëtorëve është shqetësuese , arsyeja kryesore është mostrajtimi I duhur nga pronarët e kompanive dhe lënja anash nga qeveria e Kosovës për mbrojtjen e dinjitetshme kësaj kategorie . Sotë kemi një pagë minimale 170 eu në fuqi , nuk kemi Marrëveshje Kolektive më shume se 5 vite dhe as që flitet për te , nuk kemi sigurime shëndetësorë , nuk kemi Gjykatë të punës . Nuk kemi fond social, të gjitha këto të premtuara nga qeveritë e kaluara , pore dhe nga kjo e sotme , siguria në punë , e cila është trumbetuar shumë se do të marrim masat e duhura që mos të na ndodhin kaq shumë vdekje ne vendet e tyre të punës , por fatkeqësisht kanë mbet vetëm në kujtesën e individëve dhe jo me shumë . Me këto mosveprime po I ndihmoni rinisë që sa ma shpejt të ikë aty ku mund ta gjejnë vetën , mos të harrojmë se ka edhe kompani që punëtorët e vetë I trajton dhe I stimulon komfor ligjeve ne fuqi, por fatkeqësisht jo shumë.
Fjalë keni dhënë veprime askund.
Jusuf Azemi kryetar
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës
PHONE +383 (0) 44 250 684
EMAIL [email protected]

