KOMUNIKATË PËR MEDIA

OTS

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Atk

August 8, 2023
Burimi:
KosovaPress OTS

Zyra për Komunikim  Publik / Office of Public Communication / Kancelarija za javne komunikacije

KOMUNIKATË PËR MEDIA

 Prishtinë, 08 Gusht 2023

ATK inkason 78.9 milionë euro më shumë se në vitin 2022

Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon me punën në drejtim të rritjes së mbledhjes së të hyrave tatimore të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Mjedisi në të cilin ATK vepron është kompleks dhe vazhdimisht pëson ndryshime, andaj kjo e detyron Administratën Tatimore që të reagojë paanshëm në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi.

Pikërisht në kuadër të kësaj, plani i të hyrave fokusohet në qëllimet strategjike si: përmirësimi i mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimi i hendekut tatimor. Pastaj, forcimi i përmbushjes vullnetare në të gjitha segmentet e tatimpaguesve vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe të ndërmerren veprimet e duhura ndaj tatimpaguesve mos – përmbushës.

Në periudhën janar – korrik/2023, të hyrat e grumbulluara janë 514.8 milionë euro, nëse i krahasojmë me periudhën e  njëjtë të vitit 2022, kemi rritje mbi 78.9 milionë euro më shumë apo 18.1%.

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore dhe  njofton tatimpaguesit jo përmbushës se do të merren të gjitha veprimet ligjore për mos pagesë të tatimit, siç parashihet me dispozita ligjore.

Paguani tatimet ndërtojeni vendin tuaj!

Valentina Bytyqi – Sefa
Udhëheqës i Divizionit
Dep. Zyra e Drejtorit Ekzekutiv – Div.për Komunikim me Media
Prishtinë – Drejtoria e Përgjithshme

Tel:         +383 38 200 250 30
Fax:        +383 38 200 250 07
Mobile:  +383 44 652 409
Ueb:       ëëë.atk-ks.org