Komunikatë për Media – Statistikat e Kurorëzimeve, 2022

OTS

Komunikatë për Media – Statistikat e Kurorëzimeve, 2022

Agjencia e Statistikave te Kosoves

July 5, 2023
Burimi:
KosovaPress OTS

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Kurorëzimeve për vitin 2022.

Më pak qifte të kurorëzuar në vitin 2022 sesa një vit më parë

Në vitin 2022, janë regjistruar 19 490 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre kurorëzimeve të regjistruara, 17 863 kurorëzime kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, kurse kurorëzime të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1 627.

Krahasuar me vitin paraprak (2021) që ishin 18 131 kurorëzime, në vitin 2022  janë kurorëzuar 17 863, ose 1.5% më pak.

Kurse, jashtë Kosovës janë regjistruar 1 627 Kurorëzime. Krahasuar me vitin 2021 (1 566 Kurorëzime), janë 3.9% më shumë qifte të kurorëzuara.

Nga të dhënat statistikore, shifet se kurorëzime (brenda Kosovës), janë regjistruar më pak në vitin  2022, krahasuar me vitin 2021, ndërsa (jashtë Kosovës) ka numër më të madh të qifteve të kurorëzuara në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.

Grafiku: Numri i Korurzimeve  brenda dhe jashtë Kosovës 2021, krahasuar me vitin 2022

Sipas komunës ku ka ndodhur ngjarja, në Prishtinë janë regjistruar më së shumti kurorëzime (1 718), ose 8,8%; në Prizren (1  537 kurorëzime) ose 7,9%; në Ferizaj (1 133 kurorëzime) ose 5.8%, etj.

Personat e kurorëzuar sipas grup-moshës në vitin 2022, më së shumti raste ka te meshkujt e grup-moshës 25-29 vjeç, ndërsa tek femrat më së shumti raste të kurorëzimeve ka grup-mosha 20-24 vjeç. Kurorëzimet sipas grup-moshës së burrit dhe gruas vetëm në Kosovë, 2022

Mosha mesatare e personave të kurorëzuar të regjistruar gjatë vitit 2022 ishte 29 vjeç.

Për më shumë informata, lidhur me publikimin e Statistikat e Kurorëzimeve për vitin 2022, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/demografia-dhe-migracioni