Sot fillon Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës. Në këtë edicion të 22-të të UVP-së, do të marrin pjesë rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës.
Hapja do të bëhet sot, në Sheshin/Rrugën Xhorxh Bush.
Në ceremoninë e hapjes, fjalë përshëndetëse do adresojnë rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë.
Vendi: Rruga Xhorxh Bush
Data: 3 korrik 2023
Ora: :17:00
Ftoheni të na bashkoheni në këtë ngjarje!

