Republika e Kosovës – Republika Kosova – Republic of Kosovo
Ministria e Mbrojtjes – Ministarstvo Odbrane – Ministry of Defence
Zyra për Marrëdhënie me Publikun – Kancelarija za Odnose sa Javnošću – Public Relations Office
Prishtinë, 29 Qershor 2023
Ftesë për media
Të nderuar,
Ftoheni të përcillni ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të Kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ceremonia do të realizohet në hapësirat e Kazermës “Adem JASHARI” në Prishtinë, më 30 Qershor 2023, duke filluar nga ora 1000L.
Në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe autoritetet më të larta shtetërore të Republikës së Kosovës.
Për shkaqe sigurie ju lutem që të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në ceremoni.

