GREEN FEST – XIII

OTS

GREEN FEST – XIII

7 Arte

June 26, 2023
Burimi:
KosovaPress OTS

Kemi përgaditur një linjë të mrekullueshme të aktiviteteve për ju! Nga workshopet e artit dhe koncertet muzikore deri tek aktivitetet edukative e rekreative në natyrë, kemi diçka për të gjithë.

Ftoheni të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes së Green Fest XIII, që do të zhvillohet më 29 qershor në parkun e qytetin në Mitrovicë, duke filluar nga ora 18:30. Hapja e ekspozitës dhe shfaqjes së dokumentarit “Wild Kosova” shënon fillimin e aktiviteteve të parapara në kuadër të festivalit multidiciplinar Green Fest.

Ky festival synon të inkurajojë qytetarët që të bashkohen dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar një mjedis paqësor, një qytet dhe një botë më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë. Për më shumë informacion rreth programit edukativ dhe argëtues, luteni të vizitoni faqen zyrtare të festivalit: https://mitrovicagreenfest.com

Ky festival organizohet nën programin “Promovimi i Zhvillimit të Qendrueshëm” të paraparë në strategjinë e organizatës kulturore 7Arte.

Këtu e gjeni programin e përgjithshëm të këtij edicioni.

Rr. Sheshi “Mehë Uka” kati: VI
DKRS
40000 – Mitrovicë
Republic of Kosovo

Tel: +383 (0) 49 211 771;

Email[email protected]