FTESË
Publikimi i raporteve nga monitorimi i sektorit mjedisor për vitin 2022
E premte, 16 qershor 2023 – ora 11:00
Zyret e EC Ma Ndryshe, Rr. Xhemajl Mustafa 9/1 LL-4 Nr.7 – Prishtinë
EC Ma Ndryshe me datë 16 qershor 2023, e premte, duke filluar nga ora 11:00 do të organizoj një
konferencë për media, në zyret e EC Ma Ndryshe në Prishtinë.
Gjatë kësaj konference do të prezantohen/publikohen gjetjet e hulumtimit “Raport i Monitorimit të
Sektorit të Mjedisit për vitin 2022” për komunën e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Ferizajit, Gjilanit,
Dragashit dhe Malishevës.
Gjetjet e këtyre raporteve në kapituj të caktuar kanë identifikuar mangësitë aktuale në sektorin e mjedisit,
që kërkojnë vëmendje më të shtuar nga autoritetet komunale, me qëllim të përmirësimit të procesit të
planifikimit dhe menaxhimit mjedisor. Gjithashtu ato janë validuar nga zyrtarët përkatës komunal, si
pasqyrim i gjendjes reale në sektorin e mjedisit.
Ju lutem ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes këtij emaili: [email protected]
Ky aktivitet realizohet nga EC Ma Ndryshe dhe mbështetet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe
Bashkëpunim Ndërkombëtar, (Sida) përmes Programit të saj “Human Rightivism” që implementohet nga
Community Development Fund – CDF.
Me respekt,
OJQ EC Ma Ndryshe,
Rr. Fehmi Lladrovci, Nr. 94 – Prizren
Xhemajl Mustafa 9/1 LL-4 Nr.7, Prishtinë
www.ecmandryshe.org & [email protected]
+381 38 224 967 & +381 29 222 771
OJQ EC Ma Ndryshe, Rr. Fehmi Lladrovci, Nr. 94 – Prizren; Xhemajl Mustafa 9/1 LL-4 No.7, Prishtinë
www.ecmandryshe.org & [email protected] ; +381 38 224 967 & +381 29 222 771

