FTESË PËR MEDIA

OTS

FTESË PËR MEDIA

Universiteti i Prishtinës

June 12, 2023
Burimi:
KosovaPress OTS

Të nderuara media,

Kemi kënaqësinë t’iu ftojmë që të përcillni ceremoninë e hapjes zyrtare të eventit “KarrieraUP” edicioni i katërt (13-16 qershor 2023),  i cili organizohet nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht Qendra për Zhvillim të Karrierës.

Hapja solemne e aktivitetit do të bëhet nesër, më 13 qershor 2023 (e martë), prej orës 11:00h në Hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. 

Gjatë hapjes zyrtare të aktivitetit do të prezantohen dy raporte:

Raporti – Gjurmimi i të diplomuarve në Universitetin e Prishtinës,  cilësia e studimeve dhe rruga drejt punësimit

Raporti- Vlerësimi i përgatitjes profesionale të studentëve nga perspektiva e punëdhënësve

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, 

Rr. Xhorxh Bush, Nr. 31, Ndërtesa e Rektoratit
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Tel.: +381 38 244 183

E-mail: [email protected]

www.uni-pr.edu