Rrjeti i Grave të Kosovës organizon ekspozitën “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”

OTS

Rrjeti i Grave të Kosovës organizon ekspozitën “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”

Rrjeti i Grave te Kosoves

June 6, 2023
Burimi:
KosovaPress OTS

Ftesë për media

06 qershor 2023

Rrjeti i Grave të Kosovës organizon ekspozitën
“Dhuna nuk fshehet brenda mureve”

          Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) nesër, më 07 qershor nga ora 10:00-16:00 te Sheshi “Isa
Boletini” në Mitrovicë organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”.
Kjo ekspozitë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në lidhje
me dhunën në familje dhe për t’i njoftuar ata për së afërmi me përgjegjësitë që institucione të
ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare kanë ndaj tyre, për mbrojtje nga dhuna në familje.
Dhuna në shumë familje kosovare është përditshmëri tejet e hidhur. Mjerisht, në shoqërinë tonë
personat që përjetojnë dhunë në familje akoma fshehen brenda mureve të shtëpisë. Kur njerëzit
dëgjojnë dhunën te fqinjët, thonë “Çka bojnë ata mrena shpisë tyne, osht’ punë për ta”. Vetëm
gjatë vitit 2022 kemi pasur 2764 raste të dhunës ndaj grave të raportuara në policinë e Kosovës.
Gjithashtu që nga viti 2010 deri në vitin 2022 janë 50 gra të vrara nga burrat. Prandaj, është tejet
e rëndësishme që kjo ekspozitë të organizohet dhe të njoftohen qytetarët për përgjegjësitë që
institucionet kanë ndaj tyre.

Ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje.

Kjo ekspozitë përkrahet nga Bashkimi Evropian (BE) përmes UN Women (Women#EVAW)
dhe Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).

 

Rrjeti i Grave të Kosovës – RrGK
Mreža Žena Kosova – MŽK
Kosova Women’s Network – KWN
———-
Rr. Kadri Gjata, Kati II, Nr. 8
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës
+383 (0) 38 245 850

[email protected]

[email protected]
www.womensnetwork.org