(KosovaPress OTS) Me kënaqësi të madhe, në emër të kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe udhëheqësit të Forumit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor z. Lulzim Rafuna, ju ftojmë ta përcjellni Konferencën Finale të Projektit të EU për mbështetjen e Forumit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF), e cila zhvillohet më 6 Qershor 2023, duke filluar nga ora 11:00 në Swiss Diamond Hotel, në Prishtinë.
Forumi i Investimeve i Odave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6 CIF) si një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë dhe industrisë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, është themeluar në vitin 2017, në kuadër të Procesit të Berlinit, me synimi për të ofruar një zë të përbashkët për komunitetin e biznesit në rajon dhe për të rritur përfshirjen e komuniteteve të biznesit në iniciativat që synojnë të promovojnë zhvillimin ekonomik të vendeve perëndimore.
WB6 CIF përfaqëson rreth 350,000 kompani, kryesisht ndërmarrje të vogla dhe të mesme në misionin e saj për të hapur mundësi të reja për një rrjetë më të fortë të komuniteteve të biznesit brenda rajonit.
WB6 CIF mbështetet nga Komisioni Evropian – DG Near, DG Trade, BERZH, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA dhe organizata të tjera si EUROCHAMBERS, WKO Austrian Federal Economic Chamber, Association of German Chambers and Industry and Commerce-DIHK.
WB6 CIF shërben për të adresuar sfidat me të cilat përballet biznesi në rajon dhe për të eksploruar rrugët për nxitjen e bashkëpunimit më të ngushtë midis Ballkanit dhe Bashkimit Evropian.
Ju mirëpresim në këtë ngjarje me shumë rëndësi për ekonominë tonë!
Me respekt,
Oda Ekonomike e Kosovës/
KosovaChamber of Commerce
Nena Tereze,Nr.20 10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës.
+381(0)38224299
[email protected]

