DHTIK Qeverisë: Krijoni oferta konkrete

OTS

DHTIK Qeverisë: Krijoni oferta konkrete

DhTIK

June 2, 2023
Burimi:
KosovaPress OTS

Prishtinë
02.06.2023

DHTIK Qeverisë: Krijoni oferta konkrete

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) përmes një kërkese zyrtare kërkon nga
Kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të krijojnë një ofertë konkrete për të
investuar në Kosovë në mënyrë që të hapet mundësia e tërheqjes së investimeve.
Mungesa e kësaj oferte po shtynë investitorët potencial si vendor ashtu dhe të huaj që mos të
investojnë në Kosovë në nivelin e mundësive që i kanë si dhe të shohin mundësitë për të investuar
në vendet e rajonit.

Krijimi i kësaj oferte dhe përmirësimi i politikave fiskale si dhe ndryshimet në Kornizën
Kurrikulare dhe Kurrikulën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në përputhje me kërkesën e tregut
duke përfshirë edhe përkrahje për bizneset nga Qeveria, për të tejkaluar gjendjen në të cilën jemi
konsiderojmë se do të ulte në mënyrë drastike migrimin dhe do të rriste investimet brenda vendit.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ri përsëritë kërkesën për rritje të bashkëpunimit
në mes të sektorit privat konkretisht bizneseve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, me
qëllim të tejkalimit të kësaj gjendje jashtëzakonisht të rëndë në të cilën gjendet sektori i biznesit.
Në kuadër të shkresës së përcjellur tek Kryeministri, DHTIK ka potencuar se jemi të gatshëm të
bashkëpunojmë me Qeverinë me qëllim të kontribuimit në formulimin e politikave për investime.

 

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Adresa: Gazmend Zajmi nr.6, 10 000 Prishtinë
Tel: +383 38 223 212, +383 45 200 973, E-mail: [email protected], [email protected]
www.odaeafarizmit.org

Merr lajmet përmes emailit

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.