Grupi avokues avokues i fëmijëve me aftësi të kufizuara “Zëri Ynë” në mbështetje të Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar dhe Save the Children, ju fton në aktivitetin vetëdijësues të realizuar me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Ky aktivitet ka për qëllim ngritjen e vetëdijës së institucioneve për përmbushjen e obligimeve ligjore kundrejt fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Aktiviteti do të realizohet në ora 11:00 në Sheshin “Ibrahim Rugova” (para hyrjes së Kuvendit të Kosovës).
Data: 1 Qershor 2023
Ora: 11:00
Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova” (para hyrjes së Kuvendit të Kosovës)
Ftohen të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të përcjellin këtë konferencë me qëllim të portretizimit sa më të mirë të gjendjes aktuale të të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Me respekt,
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
Kosovo Disability Forum
E-mail: [email protected]
Web: www.kdf-ks.org
Tel: +383 45 273 105
Adresa: Rr. “Tringë Smajli” Nr. 47, Prishtinë, Kosovë

