Ju njoftojmë që nesër më 30 maj, 2023 në ora 10:00 fillon aktiviteti i Garave me Biçikletave në kuadër të projektit Rivista Shkollore “Siguria në Rrugë 2023”. Aktiviteti mbahet në sheshin Xhorxh Bush në Prishtinë.
Shpërblimet për tri vendet e para janë tri biçikleta dhe tri bursa studimi.
Këto aktivitete që nga viti 2013 dhe në vazhdimësi zhvillohen dhe koordinohen nga Akademia Tempulli (www.tempulli.org) së bashku me Asociacionin Kosovar të Motorizimit AMRKS (www.amrks.org) dhe mbështeten nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Drejtoritë komunale të arsimit, Policia e Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimit.
Në muajin mars, prill dhe maj 2023, janë realizuar mbi 6000 testime, në 26 komuna, në rreth 60 shkolla të mesme në gjithë Kosovën dhe fokus i vizitave kësaj radhe ishin nxënësit që sivjet përfundojnë shkollimin e mesëm.
Nxënësit fitues me pikët maksimale nga testimi nga mbarë vendi janë ftuar për pjesëmarrje në garat përfundimtare me biçikleta.
Mbështetja juaj mediale për këtë aktivitet ka shumë vlerë.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mbështetjen,
Me respekt,
Ekipi Organizativ i Garave
Tel: 038 22 22 55, 044 501 810