Dhoma e Tregtisë kërkon ekzukutimin e menjehershëm nga Superpuna

OTS

Dhoma e Tregtisë kërkon ekzukutimin e menjehershëm nga Superpuna

DhTIK

May 12, 2023
Burimi:
KosovaPress OTS

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon nga Qeveria e Kosovës që të bëhet
ekzekutimi i menjehershëm i pagesave për të gjitha bizneset të cilat tashmë kanë rekrutuar
staf përmes platformës Superpuna.

Pas ankesave të vazhdueshme të pranuara nga bizneset, Dhoma e Tregtisë shpreh
shqetësimin e saj lidhur me vonesat e pagesave për punëtorët e rekrutuar përmes kësaj
platforme, pagesa këto të cilat fillimisht duhet të kryhen nga bizneset në mënyrë vetanake
për të gjithë të punësuarit e tek më pas të bëhet rimbursimi nga Qeveria e Kosovës.
Aktualisht, subvencionimi nga Qeveria bëhet me një muaj diferencë, ngase deklarimi i
punëtorëve në ATK bëhet deri më datë 15 të muajit vijues të angazhimit. Pra, për punëtorët
e angazhuar në muajin mars, deklarimi në ATK bëhet deri më 15 prill. Proces ky i cili po
zvarritet, konkretisht tek në muajin Maj është bërë subvencionimi i kompanive për muajtë
Shkurt dhe Mars.

Duke pasur parasysh kostot rreth përgatitjes së kërkesës, aprovimit, pagesës e tek me vonë
kompensimit, ne mendojmë se ky proces do të duhej të thjeshtësohet duke bërë që
autoritetet të paguajnë praktikantët direkt në vend se të përllogaritet pensioni e taksa bashkë
me shumën e subvencionuar e cila për nga natyra nuk do të duhet të ishte e tatueshme.
Bizneset nuk duhet të detyrohen të hynë në borgje në banka për të kryer paga dhe më vonë
të presin kompenzimin nga Qeveria me data të paqarta.

Për më tepër të gjitha kompanitë për të punësuar staf përmes plaformës Superpuna, duhet
të mos kenë obligime në Administratën Tatimore të Kosovës, sfidë që e kanë shumica e
bizneseve në këtë situatë të jashtëzakonshme për të bërit biznes.

 

Me respekt,

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë / Chamber of Trade and Industry Kosova

A: 6 Gazmend Zajmi, Bregu i Diellit, Prishtinë

M: +383 45 200 973; T: +383 38 223 212 ose 213

E: [email protected] ose [email protected]

W: www.dhtik.org

L: https://bit.ly/3lgh9Jt

I: https://bit.ly/3Jixh5h

F: https://bit.ly/3LiZ1sX

Location https://bit.ly/3yB8UL5

Merr lajmet përmes emailit

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.