( KosovaPress-OTS) Konfindustria vlerëson, se çfarëdo të ishte vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi në thelb kërkesën e opozitës për shfuqizimin e Bordit të Karburanteve, nuk pritej të sillte asnjë lehtësim të kostove për bizneset dhe qytetarët.
Nisma politike e opozitës, për të shfuqizuar Bordin e Karburanteve, mund të kishte ndikim pëmirësues te kostove për qytetarët dhe bizneset vetëm, nëse do të paraprihej dhe shoqërohej nga krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK, sipas modeleve të ngjashme të sukseshme në Rajon. Tregu i karburanteve ka qarkullim vjetor në mbi 11% të PPB me mbi 1.5 miliard $/vit, duke qenë nga më të mëdhenjtë e ekonomisë kombëtare.
Arsyeja e përfundimit të mësipërm është mungesa e konkurencës së lirë në tregun e karburanteve si pasojë e pranisë së oligopoleve dhe marrëveshjeve të tipit kartel. Mungesë e qartë e standarteve të konkurencës vërehen sidomos në pjesë të caktuara të zinxhirit tregëtar si shërbimet portuale, depozitimit dhe tregëtisë me shumicë të karburanteve. Autoritetet përgjegjëse janë treguar të paafta për të garantuar standartet e konkurencës në tregun strategjik të karburanteve.
ERRK duhej të ishte agjensi e përhershme, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe i përbërë me profesionistë. Bordi i Trasparencës i deritashëm është me kohë të pjesshme, është në varësi të ekzekutivit dhe përbehej, në përplasje të qartë interesi, në gjysmën e antarëve vendimarrës, pikërisht me përfaqësues të subjekteve, që duhet të ishin objekt kontrolli.
Shqipëria ka çmimet krahësimore të karburanteve nga më të larta në nivel kontinenti dhe më gjerë. Kostot rriten edhe më shumë nga standartet e dobëta të cilësisë dhe vjedhjet me volumet në pikat e shitjes me pakicë. Mjaft problematike paraqitet edhe kontrabanda masive e karburanteve në vlera deri në 300 milionë$/vit, shoqëruar deri në thyerje të shpeshtë embargo me vende si Rusia, Irani, Libia, etj.
Gjergj Buxhuku
Administrator i Përgjithshëm
Kontakt |
“Rruga Qemal Stafa”, Kullat Conad, Kati VII, Ap 7.1 (ish Profarma) Tirane, AlbaniaTel/Fax: + 355 (4) 4504141 Email: [email protected] http://www.konfindustria.al/ |